Dyshohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ja kur dalin para gjykatës Safet Bajri dhe dy të akuzuarit e tjerë

Bota

Dyshohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ja kur dalin para gjykatës

Të hënën (24 shkurt) në orën 08.30 Safet Bajri, i njohur si i forti i Shkodrës, Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të dalin për masë sigurie në gjykatën e Posaçëm.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e vrasjes së Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër dhe grupit të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit e ekzekutuan xhaxhain e kundërshtarit të tyre Ibrahim Lici në shenjë hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre Boran Bërcana. Ky i fundit u ekzekutua brenda në makinën e tij bashkë me partneren Silvi Ndoci.

ME TE LEXUARAT