Dy tërmete të forta lëkundin Evian në Greqi

Bota

Dy tërmete të forta lëkundin Evian në Greqi

Dy tërmete me magnitudë 4.5 dhe 4 ballë të shkallës Rihter kane ndodhur në orët e para te mengjesit te dite se sotme ne Greqi.

Sipas ESMC, lekundjet sizmike kane ndodhur ne oren 05:23 të mëngjesit dhe me pas rreth ores 6.00 të së shtunës në Evia.

Epiqendra e tërmeteve ndodhej 2 kilometra në jug-juglindje të Vasiliki Istiea dhe thellësia fokale u vlerësua në 18.7 kilometra, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik.

Më herët Gjeodinamika e kishte llogaritur tërmetin me magnitudë 4.4 Rihter me epiqendër 4 kilometra në lindje në juglindje të Vasiliki Istiaia dhe thellësi fokale 10 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona të Atikës. Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi lëkundjen në 4.6 të shkallës Rihter 23 kilometra në jug të Skiathos. Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion