Droni goditi rezervuarin e karburantit, pezullohen fluturimet në aeroportin kryesor të Dubait

Bota

Droni goditi rezervuarin e karburantit, pezullohen fluturimet në aeroportin

Fluturimet në aeroportin kryesor të Dubait janë pezulluar përkohësisht pasi një dron goditi një rezervuar karburanti në afërsi të aeroportit.

Zyra për media e Dubait njoftoi se shërbimet e emergjencës ndërhynë për të shuar një zjarr që shpërtheu pas një incidenti të lidhur me një dron pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait. Në një postim në rrjetin social X u bë e ditur se është prekur një nga rezervuarët e karburantit, ndërsa deri më tani nuk raportohen persona të lënduar.

Autoritetet aeroportuale theksuan se fluturimet janë pezulluar përkohësisht si masë paraprake dhe u kanë bërë thirrje pasagjerëve të qëndrojnë larg zonës.

Si pasojë e incidentit, disa avionë janë devijuar drejt aeroportit tjetër të qytetit, Al Maktoum International.

Ky është incidenti i tretë i ngjashëm në aeroport që nga fillimi i luftës në Iran. Gjatë javëve të fundit, dronë dhe raketa të shumta kanë goditur qytet-shtetin, duke dëmtuar imazhin e tij si një vend i sigurt, megjithëse shumë prej tyre janë neutralizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion