Donald Trump ndalon fushatën dhe kërcen e këndon me muzikë për 39 minuta
Fushatën e djeshme në Pensilvani, Donald Trump e ktheu në një festë të improvizuar me muzikë.
Pasi dy prej anëtarëve të audiencës i ra të fikët, për shkak të temperaturave të larta në vend, kandidati republikan presidencial ndaloi pyetjet që po i bëheshin dhe tha:
“Le të dëgjojmë muzikë… kush dreqin dëshiron të dëgjojë pyetje, apo jo?”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Muzika zgjati për rreth 39 minuta, ndërsa Trump dukej se po e shijonte, pasi bëri disa lëvizje kërcimi në skenë, në drejtim të turmës.
Pjesa tjetër e fushatës me pyetje dhe përgjigje zgjati rreth 30 minuta.
Përgjegjësi i fushatës së Trump, Steven Cheung postoi në X se ishte një “festë dashurie në bashkinë e PA! Të gjithë ishin aq të emocionuar sa po i binin të fikët, kështu që Donald Trump vendosi muzikë.
Askush nuk donte të largohej dhe donte të dëgjonte më shumë këngë nga DJ e famshëm në Spotify”.