"Do të vritem, arrestohem ose fitoj zgjedhjet", presidenti brazilian habit me parashikimin e tij

Bota

"Do të vritem, arrestohem ose fitoj zgjedhjet", presidenti

Fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshë, burg ose vdekje janë tre alternativat që presidenti brazilian Jair Bolsorano shikon për veten e tij. Udhëheqësi populist i krahut të djathtë është pas ish-Presidentit të krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva në sondazhe.

“Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj,” u tha ai udhëheqësve ungjillorë.


Por ish-oficeri ushtarak tha se nuk kishte asnjë shans për burg sepse “asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë“, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Bolsonaro gati u godit me thikë për vdekje gjatë fushatës në vitin 2018. Vërejtjet e tij vijnë mes tensioneve të ashpra midis tij dhe gjyqësorit të vendit dhe autoriteteve zgjedhore.

Presidenti 66-vjeçar, i cili shpreson për një mandat të dytë vitin e ardhshëm, ka vënë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil dhe kërcënoi të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.


Të mërkurën, kreu i gjykatës zgjedhore të Brazilit këmbënguli se nuk kishte asnjë problem me sistemin e votimit. Por në një takim me udhëheqësit e krishterë të shtunën, Bolsonaro nuk pranoi të tërhiqej në kritikat e tij.

“Ne kemi një president i cili as nuk dëshiron as nuk provokon një këputje, por gjithçka ka një kufi në jetë. Unë nuk mund të vazhdoj të jetoj me këtë,” tha ai.

Presidenti u bëri thirrje udhëheqësve ungjillorë të bashkohen me demonstratat e planifikuara mbarëkombëtare më 7 shtator në mbështetje të tij.

ME TE LEXUARAT