“Çdo artist dëshiron çmimin Grammy po aq sa Trump Groenlandën”- Moderatori ‘sulmon’ presidentin amerikan!

Bota

“Çdo artist dëshiron çmimin Grammy po aq sa Trump

Moderatori i Grammy Awards, Trevor Noah, shkaktoi reagime të forta pasi ironizoi Nicki Minaj dhe presidentin amerikan Donald Trump gjatë ceremonisë.

Gjatë monologut hapës, Noah u tall me mungesën e Nicki Minaj, duke thënë se ajo ndodhej në Shtëpinë e Bardhë me Trump për të diskutuar “çështje shumë të rëndësishme”. Më vonë, ai vijoi me shaka të tjera, përfshirë një koment për dosjen e Jeffrey Epstein, që shkaktoi zemërimin e presidentit.

Pas fitores së Billie Eilish për “Kënga e Vitit”, ai tha se çmimi ishte pothuajse aq i dëshiruar “sa Trump dëshiron Groenlandën”, duke shtuar se pas mbylljes së ishullit të Epstein, presidentit “i duhet një ishull i ri për të kaluar kohë me Bill Clinton”.

Pas ceremonisë, Trump reagoi në Truth Social, duke mohuar çdo lidhje me dosjen e Epstein dhe duke e quajtur deklaratën e Noah të rreme dhe shpifëse. Ai kërcënoi moderatorin me kallëzim, duke e cilësuar atë “humbës” dhe “pa talent”.

Noah, i cili këtë vit ishte për herë të gjashtë dhe të fundit moderator i Grammy-t, reagoi me ironi gjatë shfaqjes, duke thënë se nuk shqetësohej për pasojat, pasi kjo ishte hera e fundit që drejtonte ceremoninë.

Gjatë mbrëmjes, moderatori bëri edhe batuta të tjera politike dhe kulturore, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt. Akademia e Regjistrimeve kishte njoftuar më herët se Noah do të rikthehej për “një herë të fundit” si prezantues i eventit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion