Digjen dy makina të parkuara në Vlorë ja si ndodhi ngjarja

Bota

Digjen dy makina të parkuara në Vlorë ja si ndodhi ngjarja

Policia e Vlorës njofton se në Vlorë, ka rënë zjarr në një parkim. Si pasojë, është djegur një Benz, ndërsa më pas ka marrë flakë edhe një tjetër automjet, parkuar aty pranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Vlorë/Sot, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar, në pronësi të shtetases M. S.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë, në pronësi të shtetasit M. T. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

 

 

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion