Detaje të reja nga vrasja që tronditi Greqinë, 20-vjeçarja u vra pasi pa grabitësit në fytyrë

Bota

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Greqinë, 20-vjeçarja

Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja shokuese e Greqisë, ku një 20-vjeçare u mbyt nga një bandë grabitësish. Mediat greke kanë ngritur dyshime se Caroline mund të jetë vrarë në sy të foshnjes dhe burrit të saj sepse ajo i ka parë në fytyrë kriminelët.

George Kalliakmanis, president i Shoqatës së Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, tha: Është e mundur që nëna të ketë parë në fytyrë autorët dhe kjo të jetë arsyeja pse ata e vranë atë.”

Por mendohet se edhe burri i saj i ka parë në fytyrë vrasësit e saj. Sipas mediave të huaja, për një moment, njërit prej grabitësve i ka rënë maska dhe burri i 20-vjeçares ka parë vrarësin e saj në fytyrë.

Ai e përshkroi fajtorin si të gjatë, me lëkurë të errët, mbipeshë dhe nën 30 vjeç.

Po ashtu, janë ngritur dyshimet se 20-vjeçarja mund të jetë vrarë pas një beteje të dhunshme me grabitësit, sepse ajo ishte eksperte kikboksi. Përgjigjet e ADN-së pritet të hedhin dritë më shumë mbi këtë ngjarje. Deri tani dyshohet se pjesë e bandës janë edhe shqiptarë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion