Dënohet me 30 vite burg autori i sulmit ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosit

Një gjykatë amerikane ka dënuar David DePape me 30 vjet burg, pasi hyri në shtëpinë e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe sulmoi me vare bashkëshortin e saj Paul Pelosi.
82-vjeçari Paul Pelosi pësoi një frakturë në tru. Ai ka një pllakë metalike të përhershme në kokë, vuan nga marramendje, dëmtime të përhershme të nervit në krahun e majtë dhe ka vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit.
Departamenti Federal i Drejtësisë kishte kërkuar një dënim me 40 vjet burg për akuzat për tentativë rrëmbimi të një zyrtari ose punonjësi federal dhe sulm ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari federal për Dupape, i cili u dënua nëntorin e kaluar.


