Del skica e vrasësit që mbyti 20-vjeçaren në Greqi, hetuesit fusin në shënjestër bandën e pamëshirshme

Bota

Del skica e vrasësit që mbyti 20-vjeçaren në Greqi,

Policia greke është gjithnjë e më afër zbulimit të autorëve që janë kryer vrasjen e 20-vjeçares Caroline, në Greqi.

Së fundmi mësohet se autoritetet një dokument është dërguar edhe në drejtorinë e burgjeve duke kërkuar listën e atyre që janë liruar së fundmi dhe që ishin të dënuar për grabitje e vrasje dhe që kanë profil të përafërt me përshkrimin e autorëve.

Hetuesit do të tentojnë të nxjerrin informacione nga gjeorgjiani i arrestuar, për të mbërritur në pjesën e tjetër të bandës. Kjo shihet si një pistë e vështirë, por jo e pamundur.

Në mediat greke është publikuar edhe emri i një bande, që sipas tyre, ka dijeni mbi ngjarjen.

Përveç kësaj, ekziston një afrim, besnikëri dhe fshehtësi midis tyre, veçanërisht midis anëtarëve të së ashtuquajturës mafie gjeorgjiane, famëkeqes Vor V Zakone. Karakteristika kryesore e organizatave të tilla është besnikëria dhe përkushtimi ndaj “grupit”, i cili sigurohet nga fakti që anëtarët e tij kanë një bazë të përbashkët kombëtare dhe familjare.

Në fakt, drejtuesit kanë në trupin e tyre tatuazhe karakteristike me yje, të cilat në rast dështimi “hiqen” me një brisk. Ndërkohë së fundmi autoritetet kanë mundur që të bëjnë skicën e njërit prej autorëve të grabitjes

Sipas SKAI, autoritetet dolën me një skicë të një autori përmes përshkrimit të burrit të viktimës i cili ishte në shtëpi natën e vrasjes.

Ai është “i shkurtër”, siç e përshkroi bashkëshorti i Carolinës.

Bazuar në skicën, numri i të dyshuarve u zvogëlua nga 150 fillimisht në 30-35 të etiketuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion