Covid-19 rikthehet sërish në Kinë, raportohen 17 raste të reja

Bota

Covid-19 rikthehet sërish në Kinë, raportohen 17 raste të

Në Kinë janë shënuar 17 raste të tjera me Covid-19, duke rikthyer frikën në vendin ku u dëgjua për herë të parë ky virus vdekjeprurës. Mësohet se rastet janë regjistruar në Yunnan, një provincë jugperëndimore në kufi me Mianmar.

Mediat shkruajnë se zona e Yunnan ka regjistruar 90 raste Covid-19 që nga 29 Marsi, shumica nga qyteti kufitar i Ruili. Por, qeveria nuk ka specifikuar nëse numri i rasteve të identifikuara në Mianmar janë të gjithë emigrantë, por 40 nga 90 rastet e reja të regjistruara që nga 29 Marsi janë shtetas të Mianmar.

Gjithashtu, bëhet me dije se tre lagje në Ruili janë zona me rrezik të lartë. Qyteti po i nënshtrohet një fushate vaksinimi që synon të inokulojë të gjithë personat afërsisht 300,000 banorë deri të martën

ME TE LEXUARAT