Burri vret të dashurën me 47 goditje thike, filmon skenën e vdekjes

Bota

Burri vret të dashurën me 47 goditje thike, filmon skenën e
 Në gjyqin e autorit së vrasjes makabre të Nicole Porciello u luajt video e momenteve të saj të fundit teksa luftonte për jetën dhe përpiqej të shpëtonte nga partneri vrasës Jan Poepl; Familjarët e saj në sallë zgjodhën të mos e shihnin.

Grupet e shpëtimit erdhën në skenën e një aksidenti në Vancouver, Kanada, për të shpëtuar një burrë të bllokuar brenda mjetit.

Shoferi i identifikuar si Jan Poepl, nuk shpjegonte sot si kishte ndodhur aksidenti, por teksa policia kërkonte rrotull skenës për të përcaktuar rrjedhën e ngjarjeve, ata zbuluan një grua thuajse të vdekur, në një liqen të vogël aty pranë.

Gruaja e identifikuar si Nicole Porciello ose Nicole Hasselmann, kishte qenë pasagjere e mjetit dhe kishte rënë nga më shumë se 10 metra pasi fuoristrada ishte përplasur me një shtyllë elektrike.

Kur mjekët po hetonin plagët e saj, ata zbuluan diçka akoma më makabre. 34 vjeçarja përveç plagëve të aksidentit kishte dhe 47 goditje thike.

Nicole e Jan kishin qenë një çift me disa ndërprerje, prej thuajse shtatë vitesh.

Jan ishte agjent imobiliar kurse Nicole mësuese ndihmëse në shkollën  mesme Templeton në Vancouver. Ajo ishte gjithashtu nënë e një djali 10-vjeçar.

Të gjithë komentonin sesi Nicole ishte e përkushtuar ndaj nxënësve të saj dhe nuk e kuptonin si vazhdonte të përpiqej të bënte të funksiononte marrëdhënien e saj me Jan, megjithë natyrën e tij xheloze e kontrolluese.

Jan kishte shfaqur përherë natyrën abuzive ndaj Nicole. Ai ishte xheloz për burrat por dhe për shoqet e Nicole. Çifti lidheshin e ndaheshin, teksa Nicole pranonte vazhdimisht t’i jepte një tjetër shans.

Ajo kishte frikë nga Jan dhe ishte bërë e qartë se kontrolli i tij ndaj të dashurës bëhej gjithnjë e më i fortë.

Në nëntor 2018, nëntë ditë para përplasjes, ata ishin ndarë përsëri. Nicole kishte nisur të shoqërohej me një burrë tjetër dhe kjo kishte ndezur përsëri xhelozinë e Jan.

Mbrëmjen e 16 nëntorit, Jan kishte marrë Nicole në makinë kur djali i saj ishte në një praktikë hokeji. Ata kishin nisur të debatonin dhe Jan nxorri dy thika kuzhine dhe e qëlloi atë 47 herë me to. Teksa gruaja vdiste nga humbja e gjakut, Jan nxorri celularin e tij dhe nisi të filmonte skenën.

Këto pamje u transmetuan më vonë në gjykatë. Aty shihej Nicole e mbuluar me gjak, duke luftuar dëshpërimisht për jetën. Teksa tentonte të shpëtonte jetën e saj, ajo dëgjohet që i thotë Jan se “e donte”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion