Brazil/ Rrufeja godet tubimin e Bolsonaros - Të paktën 30 të plagosur(VIDEO)

Bota

Brazil/ Rrufeja godet tubimin e Bolsonaros - Të paktën 30 të

Të paktën 30 persona u plagosën kur rrufeja goditi një tubim mbështetësish të ish-Presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro në Brasilia, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.

Mijëra protestues u mblodhën në një shesh në kryeqytet nën shiun e rrëmbyeshëm për të shprehur mbështetjen e tyre për Bolsonaron, i cili u dënua me 27 vjet burg për një tentativë grushti shteti dhe po mbahet në një burg në periferi të qytetit.

Tetë të plagosur rëndë

Rrufeja goditi pak para orës 13:00 dhe autoritetet ngritën menjëherë një tendë emergjence për të ofruar ndihmën e parë.

Gjithsej 72 persona morën kujdes mjekësor, ndërsa 30 u transferuan në spitalet e qytetit, të paktën tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Demonstrata u mbajt në mbështetje të Jair Bolsonaros, i cili u dënua me 27 vjet burg për një tentativë grushti shteti dhe po mbahet në një burg në zonën metropolitane të Brasilias.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion