"Boshti i rrotullimit të Tokës është zhvendosur nga ngrohja globale", paralajmërimi i shkencëtarëve

Bota

"Boshti i rrotullimit të Tokës është zhvendosur nga

Ngrohja globale dhe shkrirja e akullnajave kanë shkaktuar ndryshime në boshtin e rrotullimit të Tokës.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti i Shkencave Gjeografike dhe Kërkimit mbi Burimet Natyrore në Akademinë Kineze të Shkencave në Pekin.

Studimi, i botuar në revistën Geophysical Research Letters tregon se Poli i Veriut dhe Poli i Jugut kanë lëvizur të paktën 4 metra që nga viti 1980, si rezultat i pasojave të aktivitetit njerëzor në natyrë.

Në të kaluarën, vetëm faktorët natyrorë siç janë rrymat oqeanike dhe lëvizjet gjeologjike në thellësitë e tokës, mund të ndikonin në ndryshimin e pozicionit të poleve.

Rezultati i këtij studimi na tregon se duke filluar që nga vitet 1990, shkrirja e akullnajave si pasojë e ngrohjes globale ka ndikuar që polet të lëvizin në drejtime të reja. Gjithashtu, shpejtësia mesatare e lëvizjes po rritet: mes viteve ’95 dhe 2000 polet lëvizën 17 herë më shpejt se sa mes viteve 1981 dhe 1995.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion