Bombardohet Afganistani, humbin jetën 9 qytetarë

Provinca e Helmand në jug të Afganistanit është bombarduar një ditë më parë dhe për pasojë kanë humbur jetën 9 persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Ka qenë zëdhënësi i drejtorisë policore në Helmand, Zaman Hamdard, që foli për mediat dhe bëri me dije se bomba e vendosur rreth rrugës në rajonin Bushran, Helmand, u aktivizua në momentin kur në atë zonë kaloi një automjet në të cilin kishte civilë.
Drejtori i policisë po ashtu bëri me dije se askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sipas të dhënave të misionit të OKB-së për ndihmë të Afganistanit (UNAMA), më së shumti raste të vdekjes kohëve të fundit ndodhin për shkak të bombave të montuara në rrugë.
Afganistani gjendet në krizë politike dhe të sigurisë një kohë të gjatë, e cila shihet si luftë për pushtet mes lëvizjes së talebanezëve dhe forcave qeveritare. Sulmet në Afganistan nuk pushuan as pas fillimit të negociatave paqësore të cilat delegacionet e talebanezëve dhe qeverisë afgane i filluan nga mesi i shtatorit vitin e kaluar në Doha.//AA


