“Bombardimet dëmtuan centralin bërthamor Bushehr të Iranit”! Rrezik për aksident nuklear

Bota

“Bombardimet dëmtuan centralin bërthamor Bushehr të

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se centrali bërthamor i Bushehrit në jug të Iranit, u godit nga një raketë dje, duke mos shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe as të lënduar.

Agjencia e OKB-së me seli në Vjenë “u informua nga Irani se një raketë goditi objektet e centralit bërthamor të Bushehrit. Nuk pati dëme në central apo të lënduar midis personelit”, tha IAEA në një postim në X.

Drejtori i Përgjithshëm, Rafael Grossi, “përsërit thirrjen për përmbajtje gjatë luftës për të shmangur çdo rrezik të një aksidenti bërthamor”.

Rusia, nga ana e saj, denoncoi “një sulm të papërgjegjshëm dhe plotësisht të papranueshëm në perimetrin e brendshëm të stacionit vetëm pak metra nga njësia operative”.

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”
Stacioni i Bushehrit është i projektuar dhe ndërtuar nga rusët dhe specialistë rusë janë të punësuar në të.

“Ne i kemi paralajmëruar vazhdimisht Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se është kategorikisht e papranueshme të rrezikohet jeta dhe shëndeti i një numri të madh qytetarësh rusë në stacion”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo u bëri thirrje të dy vendeve të shmangin sulmet që mund të shkaktojnë katastrofa radiologjike ose ekologjike në nivel rajonal.

Centrali i Bushehrit, i vetmi në veprim në Iran, ka një kapacitet prodhimi prej 1,000 megavatësh, që është një pjesë e vogël e nevojave të vendit për energji elektrike./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion