Bisedoi me Putin për luftën në Lindjen e Mesme, Erdogan: Ti japim një mësim të mirë Izraelit

Bota

Bisedoi me Putin për luftën në Lindjen e Mesme, Erdogan: Ti japim

Një bisedë telefonike është bërë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ku në fokus ka qenë lufta në Lindjen e Mesme. Mësohet se Erdogan i ka thënë Putin se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe parandalues, kundër sjelljes së tij ndaj palestinezëve.

Lajmi u bë me dije nga presidenca turke, ku bëhet me dije se Erdogan ka bërë presion që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë shpejt. Erdogan mësohet ti ketë thënë Putinit se duhet të merret në konsideratë edhe dërgimi i një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët. Ndërkohë, mijëra njerëz në Stamboll marshuan për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit, pavarësisht masave të pandemisë. Të paktën 35 të vrarë në Gaza dhe pesë në Izrael është bilanci i përleshjeve të armatosura mes Izraelit dhe Hamasit.

Të mërkurën në mëngjes, Izraeli kreu qindra sulme ajrore në Gaza, ndërsa grupi islamist Hamas dhe militantët tjerë palestinezë, qëlluan me breshëri raketash në drejtim të Tel Avivit dhe qyteteve tjera. Izraeli tha se avionët e tij kishin shënjestruar dhe vrarë disa udhëheqës të inteligjencës së Hamasit. Ushtria tha se sulmet tjera shënjestruan lokacionet prej nga janë lëshuar raketat e militantëve, raporton Reuters. Militantët palestinezë në Gaza kanë shkrepur më shumë se 1,000 raketa në drejtim të Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, kur luftimet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pas disa ditëve të trazirave në Jerusalem, tha ushtria izraelite.

ME TE LEXUARAT