Bisedimet mes SHBA-Rusi, asnjë rezultat, anulohet takimi mes Witkoff, dhëndrit të Trump dhe Zelenskyt

Bota

Bisedimet mes SHBA-Rusi, asnjë rezultat, anulohet takimi mes Witkoff,

Takimi mes të dërguarit të presidentit të SHBA-së, Steven Witkoff, Jared Kushner dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është anuluar.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ky takim nuk do të zhvillohet dhe presidenti Zelensky po kthehet në Ukrainë.

Në këtë takim, Witkoff dhe Kushner ishin të pranishëm për të diskutuar me Zelenskyn lidhur me rezultatet e bisedimeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nga ana tjetër, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, pas një maratone bisedimesh që zgjatën gati pesë orë, nuk arritën asnjë kompromis për të çuar përpara procesin e paqes në Ukrainë. Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se, pavarësisht dështimit për të gjetur një zgjidhje, bisedimet ishin “shumë të dobishme dhe thelbësore”.

ME TE LEXUARAT