Bilanc tragjik, shkon në 600 numri i viktimave nga përmbytjet në Indonezi dhe Tajlandë
Lajmifundit
/
30 Nëntor 2025, 15:52
Bota

Situata e përmbytjeve në Indonezi dhe Tajlandë vijon të mbetet shqetësuese. Sipas raportimeve të fundit, numri i viktimave ka arritur në 600 pas goditjes nga stuhia.
Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve që vijojnë të mbeten të bllokuar.
Nga stuhia janë goditur mbi 3 milionë në Tajlandën jugore dhe 1.1 milionë në Indonezinë Perëndimore.
Ekipet indoneziane të ndihmës dhe shpëtimit kanë përdorur helikopterë për të shpërndarë ndihma tek njerëzit e bllokuar.


