Bien sirenat në Izrael, Liban lëshon raketa

Bota

Bien sirenat në Izrael, Liban lëshon raketa

Sirenat e alarmit ranë sërish sonte, 23 tetor, në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit qendror për shkak të raketave të lëshuara nga Hezbollahu i Libanit.

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) raportuan se katër raketa u hodhën nga Libani, dy prej të cilave u kapën. Një raport i Channel 12 thotë se dy raketa u kapën nga IDF dhe dy të tjera ranë në zona të papopulluara, pa asnjë të lënduar.

Ndërkohë, Hezbollahu pretendon se ka shtyrë prapa ushtarët izraelitë që tentuan të kalonin kufirin më herët sot.

Gjatë një “përpjekjeje për infiltrim” nga ushtarët izraelitë pranë fshatit Aitaroun, sulmuesit u vunë nën zjarr dhe raketa, duke i detyruar ata të “tërhiqen pas kufirit”, sipas deklaratës së Hezbollahut.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion