Biden “i armatosur” për samitin e NATO-s, çanta bërthamore amerikane shfaqet në Londër

Bota

Biden “i armatosur” për samitin e NATO-s, çanta

Çanta bërthamore e Amerikës është fotografuar në selinë e qeverisë britanike, Downing Street, aty ku presidenti Joe Biden i bëri një vizitë 40 minutëshe aleatit të tij të ngushtë, Rishi Sunak.
Çanta bërthamore udhëton gjithmonë me avionin presidencial kur kreu i shtetit amerikan ndodhet larg Shtëpisë së Bardhë, por rrallë herë truprojat ose anëtarët e Forcave ushtarake të SHBA-së shfaqen në publik me të.
Çanta e zezë prej lëkure e ndoqi nga afër presidentin sot dhe shumë analistë po e cilësojnë shfaqjen e saj në publik si një mesazh të qartë për Vladimir Putin, para samitit të NATO-s në Vilnius.



Putin është mburrur se ka më shumë raketa bërthamore se vendet e NATO-s dhe i tha Perëndimit “të digjet në ferr“, teksa iu përgjigj lutjeve të tyre për të mos dërguar armë bërthamore në Bjellorusi.

Biden “i armatosur” për samitin e NATO-s, çanta


Rusia ka zhvendosur tashmë raketat bërthamore në Bjellorusi, me presidentin Alexander Lukashenko që ka deklaruar se nuk do të hezitojë t’i përdorë ato.
Sakaq, vendosja e armëve në Bjellorusi shënon herën e parë që Rusia ka lëvizur të tillë arsenal ushtarak jashtë kufijve të saj që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

ME TE LEXUARAT