Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
24 Mars 2021, 15:30
Bota

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ndodhet i shtruar në spital për problemet shëndetësore prej mëngjesit të ditës së hënë, deklaroi avokati i tij, Federico Cecconi.
”Silvio Berlusconi është i shtruar në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndodhet në spital për monitorimin rutinor klinik dhe rregullimin e terapisë aktuale dhe do të dalë së shpejti”, theksoi ai.
”Për Silvio Berlusconin mund të duhen disa ditë shtrimi në spital dhe për disa ditë do të dimë më mirë cilat janë kushtet e tij”, shpjegoi më pas avokati Cecconi.


