BE ndaloi gazin rus, reagon Moska: Ky vendim do u kushtojnë evropianëve lirinë

Bota

BE ndaloi gazin rus, reagon Moska: Ky vendim do u kushtojnë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e gazit natyror rus, duke deklaruar se ky hap do të çojë Evropën drejt humbjes së pavarësisë së saj.

“Është e vështirë të thuhet në këtë fazë nëse janë vasalë të kënaqur apo skllevër të pakënaqur. Koha do ta tregojë. Por, në çdo rast, ata kanë hequr dorë nga liria e tyre”, u shpreh Zakharova në një intervistë për televizionin rus Zvezda.

Ajo komentoi vendimin e Këshillit Evropian për të ndaluar furnizimet me gaz natyror të lëngshëm (LNG) rus nga 1 janari 2027 dhe gazin përmes tubacioneve nga 30 shtatori 2027.

Deklaratat e Zakharovës vijnë pak ditë pas fjalës së kryeministrit të Belgjikës, Bart De Ëever, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai tha se kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën vënë në pikëpyetje dinjitetin e Evropës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion