BE forcon kriteret për eksportin e vaksinave në Ballkanin Perëndihmor, përfshihet edhe Shqipëria

Bota

BE forcon kriteret për eksportin e vaksinave në Ballkanin

Bashkimi Europian ka vendosur që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’iu nënshtrohen parimeve të reja në lidhje me importin e vaksinave kundër COVID-19.Komisioni Europian prezantoi kriteret e reja që do të merren parasysh për autorizimin e eksporteve të vaksinave kundër COVID-19.

Në deklaratën e lëshuar prej tij thuhet se qëllimi i kësaj mase është t’u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje me kohë në vaksina. Deri tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të përjashtuara nga mundësia e kufizimit të importit të vaksinave nga bllokut europian, por duket se një gjë tillë nuk vlen më.

BE forcon kriteret për eksportin e vaksinave në Ballkanin

Praktikisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e vendeve për autorizimin e eksportit të vaksinave, thotë KE, por ato duhet të përmbushin parimet e reciprocitetit të cilat janë vendosur nga BE-ja në mënyrë që të fitojnë të drejtën e importit të vaksinave. Bazuar në rregullat e reja, Brukseli vendos se kur i lejohet një vendi të importojë vaksina nga blloku.

Në listën e vendeve që do të vlejnë rregullat e reja, ndër të tjera, janë: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, dhe Bosnje dhe Hercegovina. Në dokument nuk përmendet Kosova.

BE forcon kriteret për eksportin e vaksinave në Ballkanin

Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, sqaroi se nuk bëhet fjalë për një ndalim të plotë të eksportit të vaksinave, por sipas tij, kjo është një përpjekje për të kontrolluar eksportin.
Mbetet e hapur mundësia që nëse një vend bën kërkesë për furnizimin me vaksina nga BE-ja, atëherë shtetet anëtare dhe Komisionit Evropian vlerësojnë nëse eksporti i kërkuar nuk paraqet kërcënim për sigurinë e furnizimit të vaksinave dhe përbërësve të tyre në BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion