Batuta e papritur e Trump me kryeministren japoneze: Pse nuk më tregove për sulmin në Pearl Harbor?

Bota

Batuta e papritur e Trump me kryeministren japoneze: Pse nuk më tregove

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi në Uashington DC.

Një moment që spikati gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte kur Donald Trump bëri një shaka për Pearl Harbour, një sulm i kryer nga Perandoria Japoneze ndaj Flotës Amerikane të Paqësorit në Hawaii gjatë Luftës së Dytë Botërore që vrau më shumë se 2,400 amerikanë.

Trump e bëri këtë vërejtje pasi u pyet pse SHBA-të nuk i njoftuan aleatët në Evropë dhe Azi përpara se të nisnin sulmet ndaj Iranit.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve: “Ne donim një surprizë. Kush i di më mirë surprizat sesa Japonia”, tha ai teksa ishte krah lideres japoneze. Pse nuk më tregove për Pearl Harbor?”/Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion