Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Moskës, asnjë i mbijetuar

Bota

Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Moskës, asnjë i mbijetuar

Anëtarët e ekuipazhit të një aeroplani transporti ushtarak rus An-22, që u rrëzua në rajonin e Ivanovos, në verilindje të Moskës, u vranë të gjithë në aksidentin.

Kështu njoftoi sot Komiteti Hetimor Rus, por pa përcaktuar numrin e personave që gjendeshin në bord.

Në një deklaratë më parë, Ministria Ruse e Mbrojtjes theksoi se “gjatë një fluturimi provë, pas punimeve të riparimit, një avion transporti ushtarak An-22 u rrëzua, avioni ra në një zonë të pabanuar”.

Më parë, një burim i paidentifikuar i shërbimeve të shpëtimit i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se shtatë persona mund të kenë qenë në bordin e avionit.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë thënë nëse incidenti mund të lidhet me konfliktin e armatosur në Ukrainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion