Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, dy të vdekur

Bota

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, dy

Një avion privat me dy vende u rrëzua në autostradën A21 jashtë qytetit verior italian të Brescias, duke vrarë dy personat në bord, një avokat nga Milano dhe partnerin e tij.

Pas rrëzimit, avioni shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në mes të autostradës.

Shumë shoferë arritën t’i kalonin makinat e tyre pothuajse përmes flakëve.

Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, dhe jeta e tyre nuk është në rrezik, mësohet.

Hetuesit ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ky incident tragjik ishte për shkak të të fikëtit të papritur të pilotit apo një defekti mekanik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion