Avioni ‘nuk gjen pistën’ në aeroportin në Kaliforni dhe përplaset me pemën, dy të plagosur

Bota

Avioni ‘nuk gjen pistën’ në aeroportin në Kaliforni

Një avion me një motor është ulur me përplasje mbrëmë pranë aeroportit Fullerton në Kaliforni, duke u ndaluar vetëm nga një pemë në rrugë, çka la të plagosur dy pasagjerët e tij.

Aksidenti çuditshëm ndodhi në anën lindore të aeroportit të Los Angeles rreth gjysmë kilometri larg pistës ku duhet të ulej.

Avioni vogël i tipit Mooney M20, i vitit 1969, kishte dhënë një sinjal problemesh gjatë uljes por arsyeja e saktë e përplasjes nuk dihet.


Mjeti u ul fillimisht në rrugë dhe më pas u përplas me pemën çka i shkaktoi mjetit dëme të rënda dhe rrjedhimisht plagosjen e pilotit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda.

Zjarrfikësit që erdhën në vendngjarje nxorrën dy njerëzit nga rrënoja dhe i transportuan në qendrën mjekësore UCI Medical me plagë të lehta.

Zyrtarët thanë se plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.

ME TE LEXUARAT