Arrestohet pas 7 vitesh në kërkim anëtari i grupit mafioz kalabrez, ja si ra në gjurmët e policisë

Bota

Arrestohet pas 7 vitesh në kërkim anëtari i grupit mafioz

Pas kreut të grupit të mafias kalabreze, policia ka bërë të mundur arrestimin e anëtarit të grupit të tyre. MEdiat e huaja shkruajnë se ka rënë në pranga Marc Feren Claude Biart, i shpallur në kërkim që prej vitit 2014.

Bëhet me dije se Marc Feren Claude Biart është arrestuar në Republikën Dominikane, i akuzuar për akuzën e trafikimit të kokainës në Hollandë. Ajo çfarë e demaskoi atë ishin videot e tij në YouTube ku shpjegonte recetat italiane të gatimit ndërsa mbante të fshehur fytyrën. Megjithatë një gjë e tillë ska mjaftuar pasi ai është njohur nga tatuazhet tij.

53-vjeçar u kap në Santo Domingo dhe u transferua në aeroportin Malpensa të Milanos, tha policia në një deklaratë. Ndrangheta konsiderohet si grupi mafioz më i fuqishëm në Itali dhe është e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë. Grupi është i njohur për kontrollin e tij mbi trafikun e kokainës në Evropë.

Në janar, Italia filloi një nga gjyqet më të mëdha kundër të krimit të organizuar në historinë e saj kundër 'Ndrangheta. Më shumë se 500 të pandehur përballen me akuza të ndryshme duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

ME TE LEXUARAT