Arrestohet çifti shqiptar në Itali! Burrë e grua kthyen shtëpinë në "laborator droge"

Bota

Arrestohet çifti shqiptar në Itali! Burrë e grua kthyen

Një çift shqiptarësh është arrestuar nga policia italiane në Rimini për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, ata kishin kthyer banesën në një laborator drogë, të cilën pas përpunimit, e tregtonin. Gjatë kontrollit të shtëpisë në Bellaria, karabinierët gjetën më shumë se 21,000 euro, të ardhurat e trafikimit si dhe sasi kanabisi e kokaine.

Çifti kishte qenë nën vëzhgim për njëfarë kohe, teksa në gjykatë dhanë deklarata kontradiktore që kundërshtonin njëri-tjetrin.  

Burri tha se drogën e kishte për përdorim personal së bashku me bashkëshorten ,teksa kjo e fundit tha se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të shoqit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion