Arrestohet 59-vjeçari në Mat, në banesë i gjenden një automatik dhe qindra fishekë

Bota

Arrestohet 59-vjeçari në Mat, në banesë i gjenden një

Policia e Matit ka zhvilluar kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar "Burgajeti". Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe qindra fishekë luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Burgajeti".

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Akademia e Shkencave, beteja vijon sot në Kushtetuese, Zhupa: Ligji, në shkelje të plotë të Kushtetutës...
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion