Arrestohen babë dhe bijë, abuzuan me dy të mitur
Lajmifundit
/
5 Korrik 2024, 18:58
Bota

Policia italiane ka vënë në pranga babë dhe bijë, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me dy të mitur.
Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar një 58-vjeçar dhe vajza e tij, të dy nga Cervinara.
Arrestimi i tyre u bë pas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Napolit për krimi i dhunës seksuale të rëndë dhe të vazhdueshme.
Pas hetimeve të kryera rezulton se përgjatë viteve 2018-2019 burri në bashkëpunim me vajzën e tij kishte kryer abuzim seksual ndaj dy të miturve.
Dyshohet se ishte vajza ajo që i gjente “pretë” dhe më aps babai abuzonte me ta.