Argjentina “gjunjëzohet” nga Covid-19, 745 të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Në Argjentinë është shënuar rekordi i vdekjeve nga Covid-19. Autoritetet përkatëse kanë treguar se një ditë më parë kanë ndërruar jetën 745 persona dhe 35,543 kanë rezultuar të infektuar. Lidhur me këtë situatë alarmante, presidenti Alberto Fernandoz tha se qeveria po punon për të marrë situatën nën kontroll. "Ne nuk po rrimë duarkryq, e dimë se po kalojmë një periudhë të vështirë.”
Në fjalën e tij ai premtoi se do të shpejtojë procesin vaksinimit, i cili deri më tani ka lejuar rreth 8.1 milionë bashkëqytetarë të tij të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Fernandoz më tej u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe distancën social.
Ai urdhëroi mbylljen e shkollave në Buenos Aires, por autoriteti komunal i krahut të djathtë refuzon të respektojë dhe siguroi pezullimin nga Gjykata e Lartë.


