Anuluan kremtimet e organizuara për Fitër Bajramin, reagon kryeministri palestinez

Bota

Anuluan kremtimet e organizuara për Fitër Bajramin, reagon

Ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit palestinez, Mohammad Shtayyeh, lidhur me luftën me Izraelin. Shtayyeh ka vizituar varrin e Yaser Arafat, liderit legjendar të Palestinës në qytetin Ramallah, ndërsa ka deklaruar se duhet të qëndrojmë bashkë. “Tani, qëndrojmë të gjithë së bashku kundër sulmeve të Izraelit”, ndërsa solli në vëmendje bombardimet e ashpra ndaj Mesxhid Al-Aksasë, Kudsit dhe Rripit të Gazës.

Dje Palestina nuk festoi Bajramin, pasi presidenti Abbas dje kishte shpallur ditë zie për shkak të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Kudsin Lindor, duke urdhëruar anulimin e të gjitha kremtimeve të organizuara.

Aktualisht, shkruajnë mediat ndërkombëtare, në Rripin e Gazë kanë ndërruar jetë 83 persona.

ME TE LEXUARAT