Anthropic, Shtetet e Bashkuara heqin bllokimin ndaj dy modeleve të inteligjencës artificiale

Bota

Anthropic, Shtetet e Bashkuara heqin bllokimin ndaj dy modeleve të

Qeveria amerikane ka hequr bllokimin ndaj modelit të fuqishëm të inteligjencës artificiale Claude Mythos 5 të kompanisë Anthropic, duke i lejuar kompanisë ta shpërndajë atë në më shumë se 100 institucione amerikane, përfshirë korporata të mëdha dhe agjenci federale. Lajmi është raportuar nga portali i specializuar Semafor.

Vendimi, i komunikuar Anthropic përmes një letre të dërguar pasditen e së premtes, shënon një zbutje të ndjeshme të tensioneve në marrëdhëniet mes administratës së Donald Trump dhe një prej kompanive private më të rëndësishme në botë. Dy javë më parë, administrata kishte vendosur kontrolle eksporti ndaj Mythos, duke çuar në pezullimin e këtij modeli dhe të “binjakut” të tij, Fable 5, i cili pritet të zhbllokohet së shpejti.

“Kam përcaktuar se ekzistojnë masat e duhura të sigurisë për t’u lejuar partnerëve të caktuar të besueshëm qasje në modelin Claude Mythos 5”, shkroi sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, në një letër drejtuar Tom Brown, drejtorit kryesor të informatikës (Chief Computer Officer) të Anthropic, duke përmendur “përparim të rëndësishëm” në diskutimet intensive mes Uashingtonit dhe kompanisë që nga hyrja në fuqi e bllokimit.

“Anthropic është angazhuar të bashkëpunojë me qeverinë amerikane për protokollet, standardet dhe publikimin” e modeleve të saj, shkroi më tej Lutnick.

Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur OpenAI, konkurrenti kryesor i Anthropic, u dërgoi modelin e saj më të ri, GPT-5.6, një rrethi të kufizuar partnerësh të miratuar nga administrata Trump./ La Repubblica

ME TE LEXUARAT