“Amerika do hakmerret”, Biden reagon pas vrasjes së 3 ushtarëve

Bota

“Amerika do hakmerret”, Biden reagon pas vrasjes së 3

Presidenti amerikan Joe Biden premtoi se do të reagojë pasi 3 ushtarë amerikanë mbetën të vrarë në një sulm me dron në veri-lindje të Jordanisë, ku rreth 30 të tjerë mbetën të plagosur.

Droni shpërtheu në afërsi të dhomave të ushtarëve dhe sipas Biden, personat përgjegjës janë grupet e armatosura radikale të mbështetura nga Irani.

Grupe të ndryshme radikale u zotuan se do të hakmerreshin ndaj Amerikës, që mbështet Izraelin, i cili nuk heziton të sulmojë vendet fqinje.

Të dielën, një seri e re sulmesh ajrore dhe artilerie u krye në Liban. Izraeli deklaroi se kishte goditur objektiva të infrastrukturës terroriste që i përkisnin lëvizjes Hezbollah.

Ndërkohë, sulme gjatë së dielës u kryen edhe në Gaza, ku ndërtesa të shumta u shembën. Banorët nisën kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar. Disa prej tyre u dërguan në spital, ndërkohë që të tjerë druhet se ndodhen ende poshtë gërmadhave.

Në të njëjtën kohë, grupe të ndryshme në Izrael nisën planet për ndryshimet e pasluftës. Në një konferencë të mbajtur në Jerusalem, pjesëmarrës të shumtë bënë thirrje për rikthimin në vendbanimet hebraike në Gaza dhe në veri të Bregut Perëndimor.

Vendbanimet në fjalë u braktisën në vitin 2005 në kuadër të planit të ish-kryeministrit Ariel Sharon, për një angazhim të njëanshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion