Alarmon OBSH: Mbi 100 mijë persona do vdesin deri në fundin e Lojrave Olimpike

Bota

Alarmon OBSH: Mbi 100 mijë persona do vdesin deri në fundin e Lojrave

Kreu i OBSH alarmoi me deklaratën e fundit. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një takimi me komitetin ndërkombëtar Olimpik në Tokio  tha se më shumë se 100 mijë vetë do të vdesin nga Covid 19 në të mbarë botën nga tani e deri në fundin e Lojrave Olimpike.

Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që mendon se Covid 19 kaloi sepse rastet janë nën kontroll në vendin e tyre, padyshim po jeton në “parajsën e budallenjve”, sic u shpreh ai.

Më shumë se 4 milionë vetë kanë vdekur e të tjerë do të vdesin akoma. Që tani këtë vit, numri i vdekjeve është më shumë se dyfishi i totalit të vitit të kaluar. Deri në kohën kur të shuhet flaka olimpike në 8 gusht, më shumë se 100 mijë persona të tjerë do të shuhen.

ME TE LEXUARAT