Alarmohen pushuesit, turisti gjen një kafkë njeriu në plazh

Bota

Alarmohen pushuesit, turisti gjen një kafkë njeriu në plazh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kretë. Një pushues grek ka gjetur në plazhin e Dia-s në një kafkë njeriu dhe më pas ka njoftuar menjëherë policinë.

Kafka e gjetur në Dia është dërguar në Heraklion në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve të veçanta laboratorike. Autoritetet janë duke shqyrtuar skenarët dhe analizat se kujt i përket kafka e gjetur në plazh, e cila alarmoi turistët aty pranë. Sipas NewsBomb.gr në vendin ku u gjet, në të kaluarën kishte një varrezë.

Vlen të përmendet se procedurat për testet e nevojshme të veçanta laboratorike që do të tregojnë seksin, kombësinë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të personit, të cilit i përket kafka,  janë në proces.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion