“Alarmante!”, Borrel kundër SHBA: Sulmet amerikane do sjellin pasoja katastrofike

Bota

“Alarmante!”, Borrel kundër SHBA: Sulmet amerikane do sjellin

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se planet e Izraelit për sulme në Rafah në Rripin e Gazës janë alarmante.

Në një postim në rrjetin social “X” ai u shpreh se 1.4 milionë palestinezë janë aktualisht në Rafah pa asnjë vend tjetër se ku të shkojnë, ndërkohë që mes të gjithave po përballen edhe me urinë.

Rafah është qyteti më jugor në territorin palestinez i goditur nga ofensiva e ashpër e Izraelit që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit dhe shumë nga popullsia prej 2.2 milionë banorësh e Gazës janë strehuar atje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Raportet për një ofensivë ushtarake izraelite në Rafah janë alarmante. Do të kishte pasoja katastrofike duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare”, shkroi Borrell.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha zyrtarëve që të paraqesin një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve të Hamasit të strehuar në Rafah.

ME TE LEXUARAT