Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Birminghamit në Angli

Bota

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Birminghamit në Angli

Aeroporti i Birminghamit është evakuuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar pas një raportimi për një automjet të dyshimtë.

Policia e West Midlands tha se kjo masë po merret si një masë paraprake për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit.

Në një postim në mediat sociale, aeroporti tha se policia aktualisht është në vend duke u marrë me incidentin.

 “Policia e West Midlands po merret me një incident të vazhdueshëm në ambientet e aeroportit. Operacionet e aeroportit janë prekur dhe udhëtarët këshillohen të mos shkojnë në vend në këtë moment”, thuhej në njoftim sipas Sky News.

Zëdhënësi i aeroportit ka bërë më dije se mediat sociale të aeroportit do të përditësohen kur situata të ndryshojë

Pasagjerët me fluturime këtë pasdite u këshilluan të kontaktojnë linjën e tyre ajrore dhe të kontrollojnë faqen e internetit të aeroportit për përditësime.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion