Alarm nga Parisi: Rusët kërcënuan se do të rrëzonin avionin francez në Detin e Zi

Bota

Alarm nga Parisi: Rusët kërcënuan se do të rrëzonin

Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu.

Ky incident tregon një për sjellje agresive nga Moska në një kohë kur forcat ruse po hasin në vështirësi të shënojnë përparim në pushtimin e Ukrainës.

Lecornu nuk dha hollësi për avionin ushtarak që u kërcënuan me rrëzim. Por, ai tha se Rusia po i kthehet qëndrimeve “posaçërisht agresive” të ngjashme me sjelljet e ish-Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

“Para një muaji, që t’jua jap një shembull shumë konkret, një sistem rus për kontrollimin e trafikut ajror kërcënoi se do ta rronte një avionë luftarak francez në Detin e Zi kur ne ishim në zonën e lirë ndërkombëtare ku ne patrullojmë”, tha ai për radio RTL.

 

ME TE LEXUARAT