Alarm në Poloni, objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

Bota

Alarm në Poloni, objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur

Autoritetet polake kanë ngritur alarmin pas zbulimit të një objekti të paidentifikuar, i cili dyshohet se ka hyrë në hapësirën ajrore të vendit nga drejtimi i Bjellorusisë.

Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Polonisë ka konfirmuar se sistemet e radarit kanë regjistruar objektin dhe se incidenti po verifikohet.

Në kuadër të operacionit, ushtria polake ka aktivizuar një helikopter për të identifikuar objektin dhe për të përcaktuar nëse ai përbën një kërcënim për sigurinë e vendit.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë që sinjali i kapur nga radarët të jetë shkaktuar nga kushte meteorologjike apo reflektime teknologjike. Hetimet vijojnë për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e objektit.

 

ME TE LEXUARAT