Alarm në Itali për raketën kineze, do bjerë në tokë mëngjesin e 9 majit

Bota

Alarm në Itali për raketën kineze, do bjerë në

Copat e raketës hapësinore kineze 'Long March 5B' e cila ka dale nga kontrolli mund të prekin dhjetë rajone italiane. Kjo u konfirmua nga Mbrojtja Civile e cila theksoi se ne liste jane Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

Parashikimi i renies se raketes në Tokë është caktuar për oren 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një diferencë kohore gabimi prej 6 orësh. Këshilla e ekspertëve është të qëndroni brenda ndërtesave.

Në intervalin kohor të shqyrtuar, ekzistojnë tri trajektore që mund të përfshijnë Italinë.  

"Qëndro në shtëpi, larg dyerve dhe dritareve", kjo eshte keshilla e eksperteve. "Në bazë të informacionit të vendosur aktualisht nga komuniteti shkencor - nuk ka gjasa që copat e raketes të shkaktojnë shembjen e ndërtesave, të cilat për këtë arsye do të konsiderohen më të sigurta sesa vendet e hapura ".

Sidoqoftë, këshillohet që qytetaret të "qëndrojë larg dritareve dhe dyerve të xhamit; pasi pjese e raketes demtojne në çatitë e ndërtesave duke shkaktuar kështu edhe rrezik për njerëzit", ndersa katet e poshtme të ndërtesave më të sigurta.

Ne cdo rast ekspertet kane keshilluar qe kushdo qe ndodhet prane vendit te renies se raketes kineze te qendroje te pakten 20 meter larg saj dhe te njoftoje autoritetet./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT