Aksident me pasojë vdekjen e 28 personave në Pakistan, viktimat po ktheheshin në shtëpi për të festuar Bajramin

Bota

Aksident me pasojë vdekjen e 28 personave në Pakistan, viktimat po

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan. Mësohet se një autobus me pasagjerë është përfshirë në një aksident me kamion në qendër të shtetit, duke lënë të vdekur 28 persona dhe duke plagosur të paktën 40 të tjerë.

Mësohet se shumica e viktimave kanë qenë punëtorë të cilët po ktheheshin për në shtëpi për të festuar me familjet e tyre festën islame të Kurban Bajramit. Festa është më 20 korrik. Mediat shkruajnë se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Hetimet për shkakun e aksidentit tashmë kanë nisur.

ME TE LEXUARAT