Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Bota

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor i ka  marrë jetën një të riu 19-vjeçar shqiptar në Itali, mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00.

Sipas mediave lokale, i riu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli, ndodhej në sediljen e pasme të një makine tip Mercedes kur automjeti u përplas me një Toyota të drejtuar nga një grua.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që të dy automjetet të përplaseshin edhe me disa makina të parkuara në rrugë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe karabinierët. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu shqiptar ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe shoferja e Toyota-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedesit. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion