Aksident i rëndë/ Autbusi plot me pasagjerë përmbyset, raportohet për viktima dhe të plagosur

Bota

Aksident i rëndë/ Autbusi plot me pasagjerë përmbyset,

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në Turqi, në aksin rrugor Malatya–Adıyaman, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Aksidenti ndodhi në zonën Doğanşehir-Sürgü, një segment i njohur për kthesat e vështira. Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion