Agresori i hapi zjarr gjatë darkës së Trump me gazetarët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti ishte i patrembur

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka reaguar pas incidentit me të shtëna me armë që ndodhi gjatë darkës së Donald Trump me gazetarët në Uashington.
Në një postim në platformën X, Leavitt deklaroi se situata u shkaktua nga “një person i çmendur dhe i shthurur”, i cili sipas saj synonte të vriste presidentin dhe sa më shumë zyrtarë të lartë të administratës Trump.
Ajo bëri me dije se ndodhej prapa skenës së bashku me Trump në momentin e ngjarjes, kur agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë dhe i shoqëruan me shpejtësi drejt një zone të sigurt.
Sipas Leavitt, presidenti ishte “vërtet i patrembur” gjatë gjithë episodit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë përsëriti gjithashtu mesazhin e Donald Trump se “kjo dhunë politike duhet të marrë fund”, ndërsa falënderoi forcat e rendit për reagimin dhe punën në garantimin e sigurisë


