Aeroplani përplaset me një fabrikë mobiliesh, 2 të vdekur dhe 18 të plagosur
Lajmifundit
/
3 Janar 2025, 18:35
Bota

2 persona kanë vdekur dhe 18 janë plagosur pasi një aeroplan u rrëzua në çatinë e një fabrike mobiliesh në Kaliforninë Jugore, ku punonin të paktën 200 persona.
Avioni u rrëzua më pak se dy minuta pasi u ngrit nga aeroporti komunal Fullerton në Orange County në Shtetet e Bashkuara.
Ende nuk dihet nëse viktimat ishin pasagjerë në aeroplan apo në tokë. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur aeroplani filloi të nxirrte tym dhe kur shpërtheu.


