Adoleshentët tentojnë të vjedhin 14-vjeçarin në Paris! Kur i mituri refuzon t’u japë celularin, e qëllojnë për vdekje

Bota

Adoleshentët tentojnë të vjedhin 14-vjeçarin në

Dy të rinj tentuan t’i vidhnin celularin një 14-vjeçari. Kur ky i fundit kundërshtoi, një prej autorëve e qëlloi me thikë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin francez, rreth orës 20:00. Sikurse raporton Le Figaro, Elias, së bashku po shokun e tij sapo kishin mbaruar stërvitjen e futbollit dhe po largoheshin nga qendra sportive. Dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç, i zunë pritë për t’i vjedhur telefonin. Kur i mituri kundërshtoi, një prej autorëve e goditi me thikë në shpatull dhe më pas u larguan nga vendngjarja.

Miku i 14-vjeçarit i dha ndihmën e parë shokut të tij, ndërkohë që telefonoi ambulancën, por i mituri nuk mundi të mbijetojë.

Pas dëshmisë së mikut, policia identifikoi dy autorët, të cilët kanë precedentë të mëparshëm penale.

“Njëri ka qenë objekt i masës edukative gjyqësore në dhjetor 2023 për vjedhje dhe zhvatjes. Të dy janë proceduar në 30 tetor 2024 për vjedhjeje të kryera me dhunë dhe u ndalohej kontakti me njëri-tjetrin”, sipas Prokurorisë së Parisit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion