“85 sekonda para mesnatës”, shkencëtarët shpallin “Orën e Qametit” për njerëzimin

Bota

“85 sekonda para mesnatës”, shkencëtarët shpallin

Revista “Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë” e ka vendosur në mënyrë simbolike “Orën e Qametit” apo Apokalipsin në 85 sekonda para mesnatës, duke shënuar kështu momentin më të afërt me “fundin” që nga krijimi i saj.

Ky tregues simbolik pasqyron, sipas Euroneës, nivelin e rrezikut ekzistencial me të cilin përballet njerëzimi. Vendimi bazohet në disa faktorë kyç: përshkallëzimin e tensioneve bërthamore mes fuqive të mëdha, përkeqësimin e krizës klimatike me pasoja gjithnjë e më shkatërruese, si dhe rreziqet në rritje që lidhen me teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar po zbehet, ndërsa konkurrenca dhe nacionalizmi po rrisin rrezikun e konflikteve dhe katastrofave globale,” thuhet në deklaratën zyrtare të organizatës.

“Ora e Apokalipsit” nuk është një orë reale, por një simbol paralajmërues që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik dhe të nxisë veprime urgjente për të shmangur kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit.

Ekspertët paralajmërojnë se, pa bashkëpunim të fortë global dhe masa konkrete, rreziku i një krize katastrofike do të vijojë të rritet nga viti në vit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion